×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani iu uron sukses instruktorëve të FSK-së që do të trajnojnë ushtarët ukrainasë

    Insajderi
    19 January 2024 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët janë nisur mbrëmë në Britaninë e Bashkuar për të trajnuar ushtarët e Ukrainës.

    Osmani ka thënë se ushtarët e FSK-së do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase.

     “I uroj suksese ushtarëve tanë derisa nisin operacionin INTERFLEX në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë të NATO-s. Ata do të luajnë një rol kryesor si instruktorë, duke ndihmuar në stërvitjen e ushtrisë ukrainase”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

    Osmani është shprehur se krahas aleatëve, vendi ynë do të mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë.

    Ambasada e Britanisë së Madhe, ka përgëzuar FSK-në dhe Kosovën për solidaritetin me Ukrainën.

    “Mbrëmë i uruam lamtumirën një kontingjenti të ushtarëve të FSK-së para se të fluturonin në Britani të Madhe për të mbështetur operacionin INTERFLEX. Kosova ka mbështetur dhe demonstruar solidaritet me Ukrainën dhe popullin ukrainas që nga fillimi i luftës. Operacioni INTERFLEX zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni”, ka shkruar Ambasada e Britanisë së Madhe në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark