Osmani: Ka qenë vetëm një përqafim miqësor me studenten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Ka qenë vetëm një përqafim miqësor me studenten

    Insajderi
    20 May 2016 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai thotë se përqafimin ndaj studentes e ka bërë meqë ka pasur lidhje familjare me të.

    “Ka qenë një keqkuptim dhe s’ka pasur asgjë tjetër.  Ajo që e ka keqkuptuar ka lajmëruar policinë në prill edhe dhe jam shkuar në polici, e kam dhanë deklaratën. Çdo gjë do të jetë okay sepse prindërit kur kem biseduar [me ta] i kam sqaruar se kjo më ka thënë që i ka do të njohshëm, kushërira të mija, dhe unë jam sjellë normalisht me të.

    “Kur është dalë prej zyrës sime, e kam përshëndetur nga afrimi i faqes në njërën anë në tjetrën, edhe ka dalë pa asnjë problem”, ka thënë ai për Insajderin.

    “E kam përqafuar si studente, dhe që e kam njoftë edhe si familjarisht”, ka shtuar ai.

    I pyetur se cilat janë lidhjet familjare mes tij dhe studentes, Osmani ka thënë se “burri i saj është nip i kushërirave të mija.”

    Ish-ministri Osmani është profesor në Fakultetin e Edukimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark