×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani lajmërohet nga New Yorku, tregon çfarë do të flasë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

    Insajderi
    23 October 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në New York, ku sonte do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    Osmani do ta mbajë një fjalim prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale, në raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

    Shefja e shtetit tregoi në “X” se për çfarë do të flasë.

    “Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, shkroi Osmani, duke publikuar edhe një vegëz ku mund të ndiqet fjalimi i saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark