×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Luan Mulliqi la pas vetes një fond të pasur artistik

    Insajderi
    22 October 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor me rastin e ndarjes nga jeta të skulptorit Luan Mulliqi.

    Osmani ka thënë se skulptori ka lënë prapa vetes një fond të pasur artistik.

    “Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta skulptorit Luan Mulliqi. Veprat e tij artistike do të mbeten trashëgimi e jona dhe kujtesë e përhershme e tij. Pas vetes la një fond të pasur artistik nga skulptura monumentale bashkëkohore dhe ajo kombëtare. Do të jetojmë përjetësisht me kujtimin e skulptorit të shquar. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetit kulturor!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Osmanit.

    Ndryshe, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka bërë të ditur se dje ka vdekur skulptori Luan Mulliqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark