×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Masat e BE-së ndaj Kosovës nuk janë proporcionale

    Insajderi
    11 September 2023 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë takimeve bilaterale që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme, ka thënë se temë ka qenë edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

    Osmani, mes tjerash potencoi se ka kërkuar nga shtetet si Kroacia që të iniciojnë hapat e parë për largimin e këtyre masave, njofton Klankosova.tv.

    “Unë i kam diskutuar në takime bilaterale që kisha në radhë të parë me presidentin Pendarovskin ku e informova për hapat që Republika e Kosovës ka ndërmarrë për shtensionim të situatës dhe sfidat që po përballemi”, u shpreh Osmani.

    “Gjithashtu me presidentin Milanoviq diskutuam mbi të gjitha që BE-ja që t’i largojë masat në raport me Kosovën që nuk janë proporcionale. Presim që shtetet që na kanë përkrahur aq fortë si Kroacia të ndërmarrë hapat e parë për të iniciuar largimin e këtyre masave”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark