×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani mbanë fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    26 April 2023 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja, Vjosa Osmani sot ka filluar vizitën zyrtare në Maqedoni të Veriut.

    Ajo me ceremoni zyrtare është pritur nga presidenti i këtij shteti, Stevo Pendarovski.

    Pas takimit me Pendarovskin, Osmani ka mbajtur fjalim para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

    Ajo, pas fjalës në Kuvend, do të takohet edhe me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovacevski.

    Përgjatë ditës, Osmani po ashtu do të ketë takime të ndara edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark