Insajderi
Lajme

Osmani ndan mirënjohje për tre fëmijët nga Ferizaj që dorëzuan kuletën me para në polici

Insajderi
20 November 2025 - 20:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Osmani ndan mirënjohje për tre fëmijët nga Ferizaj që dorëzuan kuletën me para në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre fëmijë nga Ferizaj dje gjetën një portofol me para dhe dokumente, të cilin e dorëzuan menjëherë në polici.

Sot, në Ditën Botërore të Fëmijëve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i priti ata në takim.

Ajo vlerësoi veprimin e tyre duke thënë se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie:

“Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale. Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Osmani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark