×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani në Austri: Integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën

    Insajderi
    27 August 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Europian Alpbach 2023, që po mbahet në Alpbach të Austrisë.

    Presidentja tha se tema e sivjetme është “Një Evropë e guximshme”, derisa njofton se diskutoi në panelin kryesor.

    Nga aty, Osmani theksoi se integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.

    “Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme. Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.Familja euro-atlantike është familja jonë!”, shkruan Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark