×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Ne duhet ta ruajmë kujtesën për rezistencën e familjes Jashari

    Insajderi
    06 March 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Para deputetëve ka folur edhe presidentja Vjosa Osmani tha se fëmijëve duhet t’u flitet për rënien e familjes Jashari.

    Ajo tha se “është shumë e rëndësishme që ta mbajmë kujtesën për rrugën tonë”.

    “Në këto ditë duhet t’u kujdesemi që fëmijëve tanë t’u flasim për fëmijët e Jasharëve. Ne duhet ta ruajmë kujtesën për rezistencën e kësaj familjeje”, tha presidentja.

    Tutje, Osmani tha se beteja e Jasharve është shndërruar në frymëzim për mijëra të rinj dhe të reja.

    “Është shumë e rëndësishme për ta mbajtur të gjallë kujtesën, ne duhet e do ta mbajmë të gjallë kujtesën e familjes Jashari dhe luftës së UÇK-së. Ne e fituam lirinë sepse në rrethana të vështira qëndruam e përballuam dhimbjen. Ne që e kemi provuar shtypjen e dimë më së miri këtë. Këtë e kishte kuptuar prijësi i UÇK-së, Adem Jashari. Ai ishte i vendosur. Ai u sfidua me rrethimin e familjes para se të binte në betejën e marsit. Beteja e Jasharave u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj dhe të reja. Përfundimisht në jemi të lirë e ai është i gjallë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark