×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nëse dëshmohet se Serbia është e përfshirë në sulmin në Banjskë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në ‘Ballkanin e Hapur’

    Insajderi
    05 October 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, beson se Maqedonia duhet të rishqyrtojë pjesëmarrjen në nismën e Ballkanit të Hapur, nëse vërtetohet se Serbia ka qenë në ndonjë mënyrë e përfshirë në sulmin e policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

    “Pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, mendoj se Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje, sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen në shtetet tjera në rajon, sepse ideja e një Ballkani të Hapur, mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri të Kosovës, shpresoj të dëshmohet se nuk ka asnjë përfshirje shtetërore, por nëse vërtetohet, vërtet mendoj se duhet ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë”, tha Osmani në emisionin “Top Tema” në TV Telma.

    Në sulmin e policisë së Kosovës më 24 shtator në afërsi të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe disa të tjerë u plagosën. Në shkëmbimin e zjarrit mes policisë dhe grupit të armatosur, tre sulmues kanë vdekur, ndërsa në afërsi të Banjskës është gjetur një arsenal i madh armësh.

    Qeveria e Kosovës fajëson Serbinë për këtë incident, ndërsa Beogradi zyrtar mohon çdo përfshirje.

    Pesë ditë pas incidentit, më 29 shtator, Milan Radoiçiq, biznesmen dhe politikan nga veriu i Kosovës dhe ish-nënkryetar i Listës Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, mori përgjegjësinë e plotë për organizimin e sulmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark