×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Nga sot 14 dhjetori ka rëndësi të dyfisht në historinë moderne të Kosovës

    Insajderi
    14 December 2022 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Krerët e shtetit sot kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

    Presidentja, Vjosa Osmani e ka quajtur këtë ditë historike.

    “Sot është një ditë historike, ky është një moment historik. 14 dhjetori nga sot ka një rëndësi të dyfisht në historinë moderne të Kosovës. Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian e në anën tjetër për shënojmë përvjetorin e themelimit të ushtrisë sonë. Së bashku me kryetarin Konjufca dhe kryeministrin Kurti në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive”, ka thënë Osmani, përcjell Insajderi.

    Presidentja theksoi se ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet.

    “Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin tonë një hap më afër Bashkimit Evropian, duke kontribuar po kështu që edhe BE të afrohet një hap më afër jetësimit të projektit të evropës. Ëndrrat bëhen realitet vetëm kur veprohet e ambiciet bëhen të prekshme vetëm kur punohet”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark