×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani pas takimit me Escobar: Kosova e gatshme për intensifikimin e dialogut

    Insajderi
    19 October 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zv.ndihmës-sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Osmani duke i uruar mirëseardhje Escobarit dhe delegacionit amerikan në Kosovë, i ka falënderuar aleatët për mbështetjen ndaj Kosovës.

    “I falënderoj aleatët për mbështetjen e vendit tonë këtë e dëshmon edhe vizita e Escobarit. Historia dëshmon se angazhimi i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm. Sa më shumë angazhim nga SHBA aq më të mira janë rezultatet dhe stabiliteti në rajon. Në takim shpreha angazhimin tonë ndaj synimeve tona të përbashkëta. Kosova mbetët e përkushtuar për të mbështetur aleatët tanë në mbrojtje të paqes dhe demokracisë. Këtë e kemi vërtetuar në sanksionet ndaj Rusisë dhe përkrahjen e Ukrainës”, ka deklaruar Osmani, përcjell Insajderi.

    Sa i përket procesit të dialogut, Osmani tha se Kosova gjithnjë ka qenë palë konstruktive në këtë proces.

    “Kosova është e gatshme ta rrisë edhe më shumë angazhimin dhe gatishmërinë e saj që të intensifikohet procesi i dialogu. E shpreha shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga ana e Serbisë. SHBA nuk kanë aleatë më të madh sesa shteti dhe populli i Kosovës”, ka thënë presidentja. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark