×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pas takimit me Stoltenberg: Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët në anën tjetër

    Insajderi
    20 November 2023 - 16:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas takimit me sekretarin e NATOs, Jens Stoltenberg është deklaruar presidentja Vjosa Osmani.

    Osmani ka përmendur sulmin e Banjskës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

    “Populli dhe institucionet e Kosovës janë falënderues ndaj NATO’s gjithmonë. Paqja është cënuar dhe vazhdon të cenohet nga ana e Serbisë. Nga sulmi i fundit në Banjskë u vra një polic. Ishte akt agresioni ndaj Republikës sonë.

    Serbia qëndron prapa këtij sulmi. Në mënyrë që mos të lejohet përsëritja e një akti të tillë duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë. Në vend se të ekstradojë terroristët ajo i ka rehatuar ata”, deklaroi Osmani, përcjell Insajderi.

    Presidentja theksoi se nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë do të inkurajohet për ta destabilizuar rajonin sërish.

    “Serbia mbetet një kërcënim për paqen dhe stabilitetin tonë. Policia dhe të gjitha institucionet tona të sigurisë janë të gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me KFOR’in. Kosova dhe NATO janë në njërën anë, terroristët në anën tjetër. Anëtarësimi i plotë i Kosovës në NATO është garanci për sigurinë në rajon”, theksoi Osmani. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark