×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani për Ahtisaarin: Do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës

    Insajderi
    16 October 2023 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

    Osmani tha se Ahtisaari tërë jetën ia kushtoi paqes.

    “Paqebërësi dhe vizionari do të mbetet përherë në kujtimet e popullit të Kosovës!”, deklaroi Osmani.

    Ish-presidenti i Finlandes Martti Ahtisaari, vdiq sot në moshën 86-vjeçare.

    Ahtisaari udhëhoqi negociatat për statusin e Kosovës.

    Ai në vitin 2008 mori çmimin Nobel për paqe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark