×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani për tragjedin në Seul: Shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës

    Insajderi
    30 October 2022 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar nga tragjedia që ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut, ku si pasojë e festimeve të festës së Halloween-it, deri më tani kanë vdekur 151 persona.

    Përmes një postimi në Twiteer, Osmani shprehu ngushëllime për familjet e njerëzve që kanë vdekur atje.

    “E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut. Iu urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani.

    Presidenti i Koresë së Jugut e ka shpallur një periudhë kombëtare zie. Mediet koreano-jugore raportuan se gjithsej 151 persona u vranë në përplasjen e turmës në një zonë të mbushur me jetë nate në Seul të shtunën mbrëma, derisa të paktën 82 persona u lënduan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark