×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani përkujton 24 vjetorin e vdekjes së Sali Çekajt

    Insajderi
    19 April 2023 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot shënohet 24 vjetori i vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Çekaj.

    Me këtë rast presidentja, Vjosa Osmani ka deklaruar se Çekaj ka qenë njëri ndër strategët më të shquar të UÇK-së.

    “Ai ra në fushëbetejën e Koshares, njërën ndër betejat vendimtare jo vetëm për ta thyer kufirin e egër që i ndante shqiptarët, por edhe mitin e rremë për pathyeshmërinë e forcave serbe. Komandant Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës, por veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

    Tutje, ajo ka thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetë.

    “Së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak. Si komandant i Brigadës 134, la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri. I përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në komunikatë.

    Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

    24 vjet më parë ra heroikisht njëri ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroi i kombit, Sali Çekaj.

    Ai ra në fushëbetejën e Koshares, njërën ndër betejat vendimtare jo vetëm për ta thyer kufirin e egër që i ndante shqiptarët, por edhe mitin e rremë për pathyeshmërinë e forcave serbe.

    Komandant Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës, por veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.

    Veprimtarinë atdhetare e nisi herët, për të mos iu ndarë deri në rënien e tij heroike, më 19 prill 1999. Njëherë në Kosovë e më pas në mërgim, ai dëshmoi se si punohet e vdiset për atdhe.

    Së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak. Si komandant i Brigadës 134, la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri.

    I përjetshëm kujtimi për të!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark