×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Osmani përkujton masakrën në Tërrnje të Suharekës: Të vërtetën do ta themi kudo

    Insajderi
    25 March 2023 - 22:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në fshatin Tërrnje të Suharekës.

    Osmani ka thënë se nga kjo regjimi serb ka masakruar 46 fëmijë, gra e burra në këtë masakër.

    Tutje, Osmani ka thënë se edhe pas dy dekadave nga ajo ditë tmerri, kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

    Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:

    24- vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë u futën në fshatin Tërrnje të Suharekës në orët hershme të mëngjesit dhe masakruan 46 fëmijë, gra e burra.

    Kjo shpërfaqë egërsinë e regjimit kriminal serb, i cili pati për cak banorët civilë, pavarësisht moshës.

    Më shumë se dy dekada pas kësaj dite tmerri, kujtimi për ta mbetet i përhershëm.

    Asnjëherë nuk do të lejojmë që të harrohet kjo masakër, sikurse edhe të gjitha të tjerat në gjithë Kosovën. Të vërtetën për to do ta themi dhe ta mbrojmë kudo.

    Qoftë i përhershëm kujtimi për të vrarët e Tërrnjes!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark