×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani reagon pas miratimit të Rezolutës në mbështetje të Ukrainës

    Insajderi
    03 March 2022 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës për miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës.

    Ajo tha se sot Kuvendi i Kosovës foli me një zë, teksa ka falënderuar të gjithë deputetët për votimin.

    Osmani tha se Kosova qëndron me Ukrainën, sepse qëndron në anën re lirisë.

    “Sot, Kuvendi i Kosovës foli me një zë. U dëshmua se përballë hegjemonive që cenojnë liritë më fundamentale njerëzore e që shkelin të drejtën e një populli për të jetuar i lirë, sovran e në përputhje me vlerat demokratike, ne gjithmonë qëndrojmë të bashkuar dhe në anën e drejtë të historisë.

    “Falënderoj të gjithë deputetët të cilët e fuqizuan edhe mëtej qëndrimin tashmë të shprehur nga Kosova lidhur me dënimin e agresionit rus në Ukrainë, sanksionet ndaj Rusisë dhe hapjen e dyerve për refugjatët nga Ukraina.    Kosova qëndron me Ukrainën, sepse Kosova qëndron në anën e lirisë! #ËeStandËithUkraine”, ka shkruar Osmani në një postim në “Facebook””, ka shkruar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark