×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani: S’duhet t’i bëjmë gabimet siç janë bërë në Bosnje, marrëveshja ka të bëjë me të ardhmen tonë

    Insajderi
    10 May 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur se i përket brezit të ri të politikanëve, për dallim nga homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte shërbëtor i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

    Osmani tha se Vuçiqi ishte ministër i Propagandës së Millosheviqit dhe sipas saj, “ajo çfarë bën ai më së miri është propaganda”, teksa shtoi se nuk duhet që të bëhen gabimet e njëjta siç janë bërë në Bosnje me formimin e Republikës Srpska.

    “Ne nuk duhet të biem pre e propagandës së tij. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që në hapat që bëjmë për të punuar për të ardhmen, të mos i bëjmë gabimet që janë bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

    “Për disa, kjo marrëveshje mund të jetë veç një copë letër, por për ne ka të bëjë me të ardhmen tonë. Duhet të sigurohemi që fëmijët tanë të mos iu duhet të kalojnë kurrë nëpër atë se çfarë duhej të kalonim ne”, është shprehur Osmani në një intervistë për Atlantic Council.

    Tutje, ajo tha se kujdeset për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, teksa shtoi se do që të sigurohet se draft-statuti të mos krijoj një instrument për Vuçiqin, i cili do t’ia mundësonte atij t’i mbante serbët pengë duke i përdorur strukturat ilegale të kthyera në banda kriminale.

    “Kur them se statuti duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, mos e shikoni Kushtetutën e Kosovës si diçka që është e kufizuar në aspektin e të drejtave të pakicave, përkundrazi”, është shprehur Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark