Osmani s’e dekreton kryeprokurorin e ri, tregon pse veproi kështu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani s’e dekreton kryeprokurorin e ri, tregon pse veproi kështu

    Insajderi
    26 October 2022 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cilëson si absurd dekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror të shtetit.

    Kjo për faktin se, sipas saj, procesi po kontestohet në gjykatat e Kosovës.

    “Këshilli Prokurorial është i njoftuar edhe në takimin e fundit, por edhe me shkrim. Është absurde të pritet që të dekretohet një proces, i cili është duke u kontestuar në gjykatat e Kosovës”.

    “Kjo nuk ndodh në një vend ku sundon ligji e unë jam presidente që e respektoj ligjin dhe kushtetutën”, është shprehur Osmani.

    Kujtojmë se Blerim Isufaj ishte personi me më së shumti pikë në listë për t’u bërë kryeprokuror, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka shpallur si të papranueshme ankesën e prokurorëve Shqipdon Fazliu e Armend Hamiti.

    Kushtetuesja konstatoi se dy prokurorët që janë ankuar, nuk i kanë shterur mundësitë ligjore përpara se rastin ta çojnë në kushtetuese, duke i shpallur kështu kërkesat e tyre të papranueshme mbi baza procedurale.

    Aktualisht, Blerim Isufaj është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark