×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Serbëve që po i konvertojnë targat në RKS, po ua djegin shtëpitë dhe makinat

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë konferencës me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është pyetur rreth afatit për konvertimin e targave serbe.

    Osmani ka thënë se qe një kohë të gjatë qytetarët serbë po i konvertojnë targat dhe po i largojnë ato të kohës së Millosheviqit por si rezultat i kësaj, atyre po iu djegën shtëpitë dhe makinat, përcjell Insajderi.

    “Kosova tashmë është rikonfirmuar si shteti me reformat më të mëdha në sundimin e ligjit, kjo dëshmon që veprimet e tona kanë qenë të drejta, janë për barazi të të gjithëve, asesi kundër serbëve. Ajo pakicë që akoma nuk i ka konvertuar është për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që po ua bëjnë strukturat ilegale kriminale, lufta jonë është kundër bandave. Ne presim përkrahjen e vazhdueshme të aleatëve tanë”, ka deklaruar Osmani. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark