×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Rregullat janë të qarta duhet të respektohen” – Presidentja e KE-së jep komentin e saj për targat

    Insajderi
    27 October 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani ka folur edhe për çështjen e konvertimit të targave.

    Von der Leyen është shprehur se rregullat janë të qarta e që duhet të respektohen në çdo shtet.

    “Shumë shkurt dhe qartë, unë mendoj që shumë e domosdoshme që rregullat të respektohen, janë të qarta dhe duhet të respektohen dhe në të njëjtën kohë nëse ka periudhë transitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës dhe të shkojë siç duhet. E di që është duke u punuar për zgjidhje, ju urojë për përpjekjet dhe për të gjitha gjërat që po bëhen për dialogun”, ka thënë ajo para gazetarëve përcjell Insajderi.

    Ndërkohë, afati për konvertimin e targave përfundon më 31 tetor

    “Unë i ftoj të gjithë qytetarët serbë që i kanë targat e stërvjetëruara t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës”, ka thënë edhe sot kryeministri Kurti.

    Në anën tjetër, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, të pranojnë kërkesën për të shtyrjen të afatit të me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark