×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Sindikatat ta bëjnë një hap drejt zgjidhjes, qeveria e bëri me Pakon Ekonomike

    Insajderi
    03 September 2022 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit të mbajtur sot me sindikata dhe të gjithë akterët e përfshira në grevë, tha se u takon sindikatave që ta bëjnë hapin e radhës drejt përafrimit të gjetjes së një zgjidhjeje për të dalë nga grevat.

    Kjo, pasi sipas Osmani, Qeveria e Kosovës, e ka bërë hapin e saj me prezantimin e Pakos Ekonomike, për të cilën tha se ishte një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje.

    “Prandaj tani është koha që sindikatat ta tregojnë një vullnet të mirë, t’i hapin shkollat të hënën në mënyrë që të krijohet një atmosferë e re në këtë dialog ku të gjitha palët ulën dhe i adresojnë kërkesat e reja që i kanë. Pra, i lus që të ulën me anëtarësinë e tyre dhe mos të japin vetëm një jo absolute”, është shprehur Osmani në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, ajo tha se zgjidhje afatgjate për mësimdhënësit mund të gjendet vetëm pasi të miratohet Projektligji për Paga.

    “Ky Projektligj adreson dinjitetshëm çështjen e pagave të mësimdhënësve, madje siç jam informuar sot nga ministrja e Arsimit ka adresuar kërkesat edhe përtej kërkesave të SBAShK-ut, sa i përket pagave të mësimdhënësve. Me ligjin e ri për pagat, jo vetëm që ata do të trajtohen dinjitetshëm, por të gjitha këtyre kategorive do t’u zgjidhet një problem i madh”, është shprehur Osmani, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, e para e shtetit tha se zgjidhja mund të arrihet vetëm me dialog e assesi me kushtëzime, teksa ftoi të gjithë mësimdhënësit që t’i hapin dyert e shkollave për të mirën e fëmijëve e për të mirën e shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark