×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: S’ka pasur anulim të takimeve me opozitën, jam e gatshme për diskutime kurdo që dëshirojnë

    Insajderi
    20 December 2023 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja, Vjosa Osmani është deklaruar sot në lidhje me anulimin e takimit me Ramush Haradinaj, nga ana e këtij të fundit.

    Ajo ka thënë se dera e saj është e hapur për takime të mëtutjshme, që sipas saj, të unifikojnë qëndrimet për temat e rëndësishme të vendit.

    Nuk ka pasur anulim. Siç edhe e kanë njoftuar nga Zyra ime ka qenë çështje disa minutëshe, çështje protokollare dhe natyrisht se dera e Presidencës është gjithnjë e hapur siç ka qenë deri më tani, në mënyrë që takimet me partitë opozitare të diskutojmë dhe t’i marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundshme t’i përfshijmë në qëndrimet institucionale e Republikës së Kosovës”, ka thene Osmani.

    Ftesën e Osmanit për takim e refuzoi edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Krasniqi deklaroi se konsideron që takimet e tilla nuk japin asnjë efekt real për çështjen e draft-statutit të Asociacionit.

    Ndryshe nga dy krerët e partive opozitare, veproi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili u takua me Osmanin të hënën.

    Në këtë takim sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes u diskutua për draft-statutin e Asociacionit dhe për zhvillimet e tjera në vend.

    Më tej, Presidentja Osmani me Abdixhiku ka diskutuar për Drafstatutin e Asociacionit dhe në këtë kontekst, ka ritheksuar se Gjykata Kushtetuese është institucioni që duhet ta bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë dhe profesionalizmit“, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark