×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Ta mbrosh tokën dhe mjedisin, do të thotë ta mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë

    Insajderi
    29 April 2023 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani, në ditën e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu është drejtuar qytetarëve dhe fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit, ku ka cekur rëndësinë e mbrojtjes së planetit.

    Osmani ka thënë se ta mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë të mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë.

    Në njoftimin e Zyrës së Presidencës njoftohet se presidentja ka potencuar se përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetje të vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i yni i çdoditshëm.

    “Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi mbi inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark