×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani thërret në takim Sveçlën, Haxhiun dhe Hoxhën pas rasteve të fundit të vrasjes së grave

    Insajderi
    16 April 2024 - 18:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka mbajtur një takim me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe drejtorin e Policisë Gazmend Hoxha.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjes së grave, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha.”

    Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani ka shprehur shqetësimin në lidhje me trendin alarmues të vrasjeve të grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që e kanë detyrim kushtetues të mbrojnë jetën e qytetarëve.

    Në takim, Presidentja Osmani shprehu shqetësimin e thellë në lidhje me  trendin alarmues të vrasjes së grave dhe nevojën urgjente që të fuqizohen të gjitha hallkat brenda institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, të cilat kanë detyrim kushtetues që ta mbrojnë jetën e qytetarëve tanë.”

    Po ashtu në takim është diskutuar edhe “nevoja e rritjes së ndëshkimeve e poashtu për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal”.

    Presidentja Osmani, ditëve në vijim do të zhvillojë takime me institucione të tjera relevante, me kërkesën për rritjen e masave parandaluese, reaguese dhe ndëshkuese në raport me kryesit e këtyre veprave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark