×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani udhëton në Turqi, merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë

    Insajderi
    01 March 2024 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me ftesë të Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi ku do të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë.

    Siç njofton presidenca, gjatë forumit, Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetëm: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

    “Përgjatë punimeve të Forumit, Presidentja Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit”, thuhet në njoftim.

    Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë.

    Forumi i sivjetshëm do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark