×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të bashkuar në zemër e shpirt”, Presidentja Osmani uron festën e 28 Nëntorit

    Insajderi
    28 November 2024 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 28 Nëntorit.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo festë nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

    Postimi i plotë i saj:

    Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

    28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

    28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: Ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari.

    Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark