×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Oso Kuka” i Leposaviqit del nga objekti i Komunës, ja ku u pa

    Insajderi
    28 December 2023 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, pas shtatë muajsh ka daluar nga objekti i komunës. Ai është parë në sheshin e Mitrovicës gjatë së enjtes.

    Kryetari Hetemi ka vizituar familjen e tij në Mitrovicë. Përmes telefonit ai ka thënë për RTK-në se është nisur te kthehet në zyrën e tij në Komunë të Leposaviqit. Ai është parë në qytetin e Mitrovicës i shoqëruar nga kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ndërsa nuk ka bërë të ditur arsyen pse ka dalë nga Komuna pas 7 muajve.

    Ai ka qëndruar në objektin e komunës që nga 29 maji, kur nën përcjelljen e Policisë së Kosovës ishte vendosur aty pasi e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, e të cilat u bojkotuan në masë të madhe nga qytetarët e komunitetit serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark