×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Oso Kuka” i Leposaviqit nuk mori pjesë në takimin e kryetarëve, kështu e arsyeton ministri Krasniqi

    Insajderi
    02 October 2023 - 13:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrës nuk ishte vetëm “Oso Kuka” i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

    Për këtë, është pyetur pas takimit ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ai ka thënë se nuk e di arsyen për mos-pjesëmarrje të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Mundesh me u adresu edhe tek kryetari i komunës. Sidoqoftë ne kemi koordinim të rregullt me kryetarin e Leposaviqit. Edhe z. Aliu është vazhdimisht në kontakt. Po sigurisht që do të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme, mirëpo sot nuk ishte prezent, por ishin prezent tre kryetarë të tjerë”, deklaroi ai.

    “Nuk e di pse s’ka marrë pjesë në këtë takim. Por, ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me të”, vijoi më tej Krasniqi përpara mediave.

    Hetemi tash e disa muaj po qëndron i ngujuar në objektin komunal të Komunës së Leposaviqit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark