×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Oso Kuka” i Leposaviqit shihet pas gjashtë muajsh jashtë objektit të komunës

    Insajderi
    31 October 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që gjashtë muajsh ka marrë mandatin si kryetar i Komunës së Leposaviqit. Lulzim Hetemi ia ka bërë “sefte” dhe ka dale nga objekti komunal.

    Në një fotografi që ka shpërndarë në ‘Facebook’, Hetemi shihet që sot ka dalë në oborrin e komunës, për t’i pritur dy zyrtarë të VV-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi, teksa ka bashkëngjitur disa fotografi jashtë objektit të komunës.

    Hetemi ka kërkuar para disa ditësh largimin e KFOR-it nga objekti i komunës së Leposaviqit, meqë sipas tij, situata është e qetë atje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark