×
  • Lajme
  • Lajme

    OVL e pranon se numri i veteranëve është i fryrë

    Insajderi
    02 June 2016 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raporti i Komisionit Qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së tregon se Kosova ka 46.230 veteranë luftëtarë.

    Zona operative që ka më së shumti veteranë është ajo e Dukagjinit me mbi 15 mijë. Qeveria e ka miratuar këtë raport, ndonëse është shprehur e befasuar me numrin e lartë të veteranëve. “Numri tejkalon të gjitha parashikimet, tejkalon edhe qëndrueshmërinë buxhetore, por është një çështje për të cilën ne do të bisedojmë më tutje”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

    Edhe kryetari i OVLUÇK-së, Smajl Elezi, është i vetëdijshëm se numri i veteranëve është i fryrë, por ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se nuk do të lejojnë të ulen asnjë cent pensionet e kësaj kategorie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark