Insajderi
Lajme

​OVL-UÇK: Askush nuk mund ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet

Insajderi
15 October 2026 - 19:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​OVL-UÇK: Askush nuk mund ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj përdorimit të flamurit me stelmën e UÇK-së gjatë akteve të vandalizmit, duke kërkuar që ky simbol kombëtar të mos lidhet me asnjë lloj dhune, shkatërrimi apo plaçkitjeje që po ndodh në Shqipëri ditëve të fundit.

Përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale, OVL-UÇK ka sqaruar se emblema dhe flamuri i UÇK-së janë simbole që mbajnë mbi vete peshën e Luftës Çlirimtare të Kosovës, gjakun e dëshmorëve të kombit dhe lirinë e fituar me sakrificë.

“Simboli i UÇK-së përfaqëson vlerat më të larta të lirisë sonë dhe sakrificën e gjeneratave të tëra. Ai nuk mund dhe nuk duhet të shfrytëzohet asnjëherë si mbulesë apo arsyetim për veprime huligane që dëmtojnë pronën publike apo atë private”. thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë dinjitetin e simboleve të luftës çlirimtare dhe të distancohen nga çdo veprim illegal që cenon rendin dhe sigurinë publike në vend.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark