Insajderi
Lajme

OVL-UÇK-ja i jep ultimatum partive politike që deri të dielën të arrijnë marrëveshje për plotësimin e ligjit për Specialen

Insajderi
03 October 2026 - 21:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
OVL-UÇK-ja i jep ultimatum partive politike që deri të dielën të arrijnë marrëveshje për plotësimin e ligjit për Specialen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar përshkallëzim tëveprimeve nëse deri të dielën nuk arrihet marrëveshje politike dhe procedurale për votimin e ndryshimit  dhe plotësimit  të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka bërë thirrje për tubim të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, para Kuvendit të Kosovës.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i fton të gjithë qytetarët që të hënën, më 5 tetor, nga ora 12:00, të mblidhemi para Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj kësaj qasjeje të papërgjegjshme të pushtetit. Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së janë thellësisht të indinjuara me qasjen e z.Kurt, i cili po bënë kalkulime politike edhe me dhimbjen, sakrificën dhe dinjitetin e qytetarëve të Kosovës.Afati për arritjen e një marrëveshjeje politike dhe procedurale që do të mundësonte votimin e menjëhershëm të të dy leximeve të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Gjykatën Speciale, për veteranët e UÇK-së është vetëm deri nesër, e diel”, thuhet në postim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark