×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Oxfam: 26 njerëz më të pasur kanë para sa 3,8 miliardë të varfër

    Insajderi
    21 January 2019 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në raportin vjetor, të publikuar para fillimit të Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Oxfam pretendon se në vitin 2018 është vazhduar trendi që të pasurit bëhen edhe më të pasur, ndërsa të varfrit gjithnjë e më të varfër, transmeton Guardian.

    Kjo shihet prej të dhënave se në vitin 2017, 43 miliarderë kanë pasur para sa gjysma e varfër e botës, ndërsa një vit më parë sasinë e njëjtë të parave kanë poseduar 61 miliarderë.

    Vitin e kaluar pasuria e 2.208 miliarderëve botëror është rritur për 12 për qind, gjegjësisht për 900 miliardë dollarë, çka do të thotë se ata çdo ditë mesatarisht kanë fituar nga dy miliardë e gjysmë.

    Njëkohësisht, në vitin 2018, 3,8 miliardë njerëz nga gjysma e varfër e botës është varfëruar edhe më shumë për 11 për qind.

    Analiza e Oxfamit tregon se në dhjetë vjetët e fundit, pas krizës së madhe ekonomike botërore, numri i miliarderëve gati është dyfishuar, dhe është fakt i pabesueshëm se në mes të viteve 2017 dhe 2018 bota ka fituar nga një miliarder të ri çdo dytën ditë.

    Në raport edhe një herë përkujtohet për thirrjen e ekonomistit francez Thomas Piketty që të futet tatimi botëror për njerëzit më të pasur në botë.

    Sikur që ata të paguanin tatimin vjetor vetëm 1 për qind, do të siguroheshin rreth 418 miliardë dollarë, gjë që do të mjaftonte që gjithë fëmijët e botës, të cilët për shkak të mungesës së parave nuk mund të shkollohen, do të kryenin shkollën fillore dhe se do të sigurohej mbrojtja shëndetësore e cila do t’i kursente jetën tre milionë fëmijëve në vit./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark