Insajderi
Lajme

Avokati i afërt me VV-në thotë se dorëheqjet nga kjo parti po paguhen

Insajderi
09 September 2022 - 20:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Avokati i afërt me VV-në thotë se dorëheqjet nga kjo parti po paguhen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avokati i njohur për afërsinë me partinë në pushtet, Tomë Gashi, ka komentuar dorëheqjet e shumta nga VV ditëve të fundit.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka aluduar se dorëheqjet nga VV po paguhen, por nuk ka ofruar ndonjë dëshmi se një gjë e tillë është duke ndodhur vërtet.

“A e din najkush sa po kushton një dalje nga VV? Kush po paguan a po dihet? Se janë shtrenjtu çmimet. Veç thashë të dihet, se edhe ashtu kot e kanë”, ka shkruar ai.

Disa dorëheqje janë bërë publike ditëve të fundit, ndërkohë janë paralajmëruar edhe 22 dorrëheqje nga qendrën e VV-së në Podujevë, si rezultat i mospajtimeve për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark