×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Pa djalë të mshelet dera e shtëpisë”- mamia rrëfen sfidat e grave shqiptare

    Insajderi
    02 January 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhejrane Lokaj në një intervistë për Gazetën Insajderi ka rrëfyer shumëçka nga përvoja e saj si mami dhe aktiviste.

    Lokaj rrëfeu se si në një shoqëri patriarkale, nënat që nuk kishin një djalë lindnin deri në nëntë fëmijë më pretekstin se “u mshelet dera”.

    “Në ato vite nënat kanë pasur pesë, gjashtë e deri në nëntë fëmijë. Ajo ka qenë dëshirë e familjarëve e kërkesë e mentalitetit, sepse hisja i takon djalit mos të mshelet dera” – tha Lokaj.

    Por, ajo thotë se kjo mendësi për të pasur djal ka ndryshuar.

    “Çifti që i ka dy vajza pajtohet, tri vajza pajtohet. Ka ndiku ndryshimi i jetës, kushtet ekonomike, lëvizjet e popullatës e arsimimi” – tha ajo.

    Tutje, ajo ka treguar vështirësitë që kishte pasur si aktiviste për të drejtat e grave në kohën kur shkollimi ishte tabu.

    “Kom fol me babagjyshin, me babalokun. Kam fol me nonen, me babën me vajzën. Për një punë që do ta kryejsha për 20 minuta unë kam ndejtë 3 ore. Mu ka deshtë me i thanë që duhet me u shkollu vajza që me u bo doktorricë me ta dhanë ty gjilponen” – tha Lokaj.

    Sipas Lokajt, gratë dhe vajzat duhet të jenë më syçela dhe më shumë duhet t’i lexojnë ligjet se sa të shohin seriale turke.

    “Si komunitet kemi njohuri të pakta për ligjin. Duhet të dimë çka po kërkojmë e çka po na duhet”- nënvizoi ajo.

    Me emocione të thella, kur flitet për të drejtat e grave, nuk kishte si të mos e komentonte rastin e vrasjes së gruas shtatzëne, që tronditi gjithë Kosovën.

    “Çfarë tmerri! Shtatzane me një fëmijë që i ka rrah zemra, me prind legal. Për mu kjo është çmenduri” – tha ajo.

    Gjithë këto raste dhune ndaj grave, Lokaj i krahasoi me një shprehje të nënës së saj.

    “Nana jem thojke, ju prish gjaku serbit gjatë luftës, s’o ka din çka o ka bën. Ato krime të tmerrshme. E kta nuk e di a po iu prishet gjaku, a truni, apo e kanë shpirtin e prishtë”.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark