×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pa e mbyllur llogarinë në Instagram, nuk mund ta fshini profilin në Threads

    Insajderi
    07 July 2023 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Threads, rivali i Twitter, po tërheq përdorues në një ritëm mahnitës, ku në vetëm 7 orët e para të lansimit, sipas drejtorit ekzekutiv dhe bashkëthemeluesit të Meta-s, Mark Zuckerberg, platforma e rrjeteve sociale ka mbi 10 milionë përdorues.

    Por shërbimi i ri i shumëpritur, i cili për regjistrim kërkon edhe një llogari në Instagram, përmban diçka intriguese

    : Fshirja e një llogarie në Threads kërkon fshirjen e llogarisë së lidhur nga Instagram.

    Në një Politikë Suplementare të Privatësisë, Meta shpjegon: “Mund ta çaktivizoni profilin tuaj Threads në çdo kohë, por profili juaj Threads mund të fshihet vetëm duke fshirë llogarinë tuaj në Instagram”, raporton TechCrunch, transmeton Telegrafi.

    Arsyetimi pas kësaj, të cilën e shtjellon Meta në faqen e politikave të saj, është se një profil Threads është pjesë e llogarisë së përdoruesit në Instagram. Zbulimi i kësaj kërkese ka habitur shumë përdorues. Threads, një aplikacion bisedash i bazuar në tekst, është alternativa e profilit të lartë e Twitter, platformës së rrjeteve sociale nën pronësinë e Elon Musk.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark