×
  • Sport
  • Sport

    Pa gola pas pjesës së parë në ‘Fadil Vokrri’

    Insajderi
    28 March 2023 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Andorrës, ndeshje kjo që po zhvillohet në Prishtinë në kuadër të Grupit I kualifikues për Euro 2024.

    Gjatë 45 minutave të para, Kosova pati dominim të plotë ndaj Andorrës, por nuk arriti të shënojë gol për ta zhbllokuar rezultatin në këtë pjesë.

    “Dardanët” vazhdimisht ishin në posedim të topit dhe mundoheshin të thyenin mbrojtjen mysafire të vendosur para portës, por nuk ia dilnin mbanë. Gjatë kësaj periudhe, Kosova regjistroi tri raste të mira shënimi, por nuk e gjeti cakun.

    Fillimisht, Vedat Muriqi tentoi me kokë, pastaj dështoi edhe Milot Rashica. Në minutën e 45-të të ndeshjes, gjuajtjen e Muriqit brenda zonës e dëboi portieri Iker Alvarez për të konfirmuar përfundimin e pjesës së parë pa gola.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark