×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pa rrymë, pikon uji- Gjendje e tmerrshme në qendrën e votimit në Koshtovë të Leposaviqit

    Insajderi
    21 April 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediat kanë publikuar pamje që paraqesin një kontinier që është qendër votimi në Koshtovë të Leposaviqit në gjendje të mjerueshme.

    Nga pamjet e publikuara nga RTK’ja, shihet se ky kontinier është përfshirë nga uji. Siç raporton ky medium, aty nuk ka ngrohëse për komisionerët e as rrymë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në këtë qendër votimi s’është paraqitur asnjë votues.

    Në këtë vendvotim janë publikuar edhe pamje nga RTV Dukagjini ku komisionerë e mbikëqyrës janë parë duke ndezur zjarr për t’u ngrohur. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark