Insajderi
Lajme

Pa ujë për shkak të ndërprerjes së rrymës, Mbivada dhe Burgu i Dubravës preken nga defekti

Insajderi
03 August 2025 - 16:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pa ujë për shkak të ndërprerjes së rrymës, Mbivada dhe Burgu i Dubravës preken nga defekti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KRU “Hidrodrini” njofton se për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike, një pjesë e fshatrave të zonës së Mbivades si dhe Burgu i Dubravës kanë mbetur pa ujë që nga mbrëmja e kaluar.

Në njoftimin e lëshuar nga Njësia Operative në Istog thuhet se ekipet teknike të “Hidrodrinit” janë në bashkërendim me ekipet e KEDS-it dhe po punojnë për stabilizimin e situatës.

“Po bëhen përpjekje që gjatë ditës së sotme të rregullohet defekti me energjinë elektrike dhe të rikthehet furnizimi me ujë për banorët dhe institucionet në këtë zonë”, thuhet në komunikatë.

“Hidrodrini” kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe garanton angazhim të plotë për rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark