×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pa viza – Veturat me targa RKS bëjnë kolonë në kufirin e Merdarës

    Insajderi
    03 January 2024 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kolonë e gjatë e automjeteve është parë të mërkurën, në ditën e tretë të 2024-ës, në vendkalimin kufitar në Merdar.

    Janë vërejtur se kufirin Kosovë-Serbi po e kalojnë dhe një numër i automjeteve me targa RKS. Kjo pasi për qytetarët e Kosovës nga 1 janari është hequr regjimi i vizave për në zonën Shëngen.

    Po nga 1 janari, automjetet e regjistruar me targa të Republikës së Kosovës lejohen të kalojnë edhe në territorin e Serbisë.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të Republikës së Kosovës (QKMKK) e cila monitoron hyrje-daljet në pikat kufitare të Kosovës, pritjet për të dalë nga Kosova në vend kalimin kufitar në Merdar janë deri në 2 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark