Insajderi
Lajme

Pacolli: AKR do të dalë e vetme në zgjedhje

Insajderi
19 April 2016 - 16:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një intervistë për Telegrafin, ai deklaroi se AKR është e vendosur të futet e vetme në zgjedhjet e ardhshme qendrore të Kosovës.

“AKR do të dalë e vetme në zgjedhje. Ajo do të bëhet bartësja, nxitësja, shprehësja e gjithë forcave, ndjeshmërive të reja shoqërore, ekonomike, moshore, gjinore të Kosovës, por nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me askënd”, u shpreh lideri i AKR-së.

Pacolli e quajti ‘interesant’ lidhjen e koalicionit ditën e djeshme mes dy partive opozitare, NISMA dhe AAK. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark