Kandidati për president të Kosovës, Behgjet Pacolli ka prezantuar gjashtë kandidatët për deputetë të AKR-së që garojnë në listën e përbashkët me LDK-në, për të cilët ka thënë se janë “shtet ndtërues”.
Pacolli u ka bërë thirrje elektoratit që të votojnë pesë prej tyre pasi sipas tij “cilindo që zgjidhni nuk do gaboni”.
“Këta janë personat me integritet moral e përgatitje profesionale që do të bëhen zëri i juaj në legjislaturën e ardhshme.
Mund të votoni për 5 prej tyre, por cilindo që zgjidhni nuk do gaboni.
“Është koha e zhvillimit e ndërtimit. Është koha e Shtetndërtuesve”, ka shkruar Pacolli.