×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pacolli i ftuar nga Katari për Kupën e Botës, tregon për kë do të bëjë tifo

    Insajderi
    20 November 2022 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti Behgjet Pacolli ka njoftuar se gjendet në Katar, në prag të nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit.

    “Sot në Katar zhvillohet Kupa e Botës në futboll, një vend i bukur dhe i rregulluar. Shumë personalitete po flasin negativisht për vendin dhe bëjnë thirrje për bojkot të ngjarjes. Katari ka rregullat e veta, dhe kushdo që dëshiron është i mirëpritur, askush nuk është i detyruar të vizitojë vendin. Unë jam mysafir i ftuar dhe kam pranuar ftesën e autoriteve”, ka shkruar Pacolli, transmeton Gazeta Insajderi.

    Ai tutje ka njoftuar se për kë do të bëjë tifo.

    “Në këtë kampionat, unë bëj tifo për Zvicrën me kapitenin e ekipit, Granit Xhaka”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark