×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Mbi 11 mijë euro janë mbledhur për familjen Ademaj

    Insajderi
    26 June 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se deri tash janë mbledhur mbi 11 mijë euro për familjen Ademaj nga Peja, e cila humbi dy anëtarë të familjes nga vërshimet e së shtunës që përfshin këtë qytet.

    “Mbi 11 000 euro të mbledhura deri më tani për familjen Ademaj në Pejë ❤️”, shkruan Pacolli në Facebook.

    Pacolli ka hapur llogari në “GoFundMe”, duke i ftuar politikanët dhe biznesmenët të ndihmojnë.

    Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, 5 vjeçar, mbetën të vdekur nga vërshimet në Pejë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark