Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli që njëherësh ka shpallur kandidaturën e tij për president ka vizituar mbrëmë familjen Makolli në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se angazhimi dhe përkushtimi është mënyra si mbajnë shtetin.
“Në Kodrën e Trimave te Familja Makolli. Mobilizimi dhe fryma SHTETndërtuese janë ato që na mbajnë ne. Puna, angazhimi dhe përkushtimi është mënyrë se si ne mbajmë shtetin. Një shtet kemi, ndaj ta ruajmë e zhvillojmë”, shkruan ai.