×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pacolli për mërgimtarët: Të jenë të mirëseardhur, jo veç për kuletat e tyre

    Insajderi
    25 July 2023 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se shpreson se mërgimtarët të jenë të mirëseardhur jo vetëm për kuletat, por edhe për ndjenjën dashurisë.

    Pacolli ka shkruar edhe për ndjenjën e të jetuarit jashtë Kosovës.

    ”Ndjenjen e të jetuarit në diasporë e dinë vetëm ata që e kanë bërë apo vazhdojnë ta bëjnë. Nuk është e lehtë dhe shumica e bëjnë nga nevoja. Por, nuk ka gjë më të bukur sesa ta shohësh Kosovën këto ditë të mbushur me bashkatdhetarë. Do të doja shumë që bashkatdhetarët të jenë të dëshiruar e të mirëseardhur, jo vetëm për kuletat e tyre por edhe  për ndjenjën e dashurisë. Ju uroj të gjithëve një mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj që të keni një qëndrim të mrekullueshëm. Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe dashuria jonë e madhe“, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark