Kandidati për deputet nga radhët e AKR-së, parti kjo e cila garon në listën e LDK-së, Behgjet Pacolli, ka vizituar fermën dhe qumështoren ‘Eurolona’, ku tha se prej vitesh ka insistuar te secila udhëheqje politike e Kosovës që fokusin ta bartin në zhvillimin e bujqësisë, e përmes saj punësimit.
Pacolli, tha se më parë nuk e kanë kuptuar, mbase edhe keqkuptuar, e sipas tij, sot ata po e thonë të gjithë atë që si AKR e thoshin para shumë vitesh.
““Eurolona”, me produktet e saj bujqësore dhe blegtorale dhe suksesi i kësaj kompanie, është shembulli më i mirë se si krijohet një model i suksesshëm i prodhimit e punësimit”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.