Kreu i AKR-së, njëherësh edhe kandidat për deputet, Behgjet Pacolli, ka takuar sot personelin shëndetësor me të cilët ka biseduar rreth ofrimit të kushteve më të mira për këtë sector.
Ai ka thënë se atyre nuk ju mungon vullneti dhe zelli për punë, por ende ju mungojnë kushtet, përcjell Periskopi.
“Ka nevojë urgjente për përmirësim të infrastrukturës shëndetësore. Në fakt ka psaur gjithmonë nevojë, prandaj AKR prej kryeherash e ka pasur një nga shtyllat e programit investimin në Shëndetësi”, ka shkruar Pacolli.